Senatorja e opozitës Boliviane, Jeanine Áñez e ka deklaruar veten presidente të përkohshme, pas dorëheqjes së Evo Morales.
Por ligjvënësit nga partia e Morales e bojkotuan seancën, që do të thotë se nuk kishte kuorum për emërimin e saj, siç shkruan BBC.
Megjithatë Áñez tha që ajo ishte në përputhje me kushtetutën dhe u zotua të mbajë zgjedhje së shpejti.
Ish-presidenti Moralez ka ikur në Meksikë, duke thënë se ai ka kërkuar azil atje sepse jeta e tij ishte në rrezik.
Ai dha dorëheqjen ditën e dielë, pas disa javë protestash mbi rezultatin e diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale.
Si u bë senatorja presidente e përkohshme?
Zonja Áñez mori kontrollin e përkohshëm në senat të Martën, duke u vendosur në radhë për presidencën.
Ish-nënkryetarja e Senatit e mori postin pas një seri dorëheqjesh.
Seanca parlamentare për ta emëruar atë u bojkotua nga ligjvënësit e partisë së majtë të Lëvizjes për Socializëm të Morales, të cilët thanë se ishte jolegjitime.
Por Gjykata më e lartë kushtetuese e Bolivisë e mbështeti atë.
Nga Meksika, Morales e cilësoi këtë si “grushtin e shtetit më tinëzar e të poshtër në histori”.