Mbreti i Swaziland-it është akuzuar se ka shpërdoruar 15 milionë euro për të blerë një flotë makinash luksoze për 14 gratë e tij ndërkohë që drejton një vend në Afrikë, që po varfërohet çdo ditë e më shumë.
Mbreti Mswati III ka importuar 19 ‘Rolls-Royce’ dhe më shumë se 120 ‘BMW’, sipas raporteve, disa prej të cilave janë parë duke u dorëzuar në fillim të këtij muaji.
Dëshmitarët vunë re modele’ BMW X3’ dhe ‘BMW Serie 5’, të cilat mund të kushtojnë më shumë se 35,000 euro secila, të mbështjellja në anën e pasme të një kamioni, ndërsa transportoheshin nga Afrika e Jugut.
Paga mesatare në Swaziland vlerësohet të jetë më pak se 11,000 ero në vit, ç’ka do të thotë se një punonjës do të duhej të mundohej për 70 vjet për të përballuar një ‘Rolls-Royce’ dhe shpenzimet e harlisura kanë ngjallur zemërim në vend.
Politikani i opozitës, Wandile Dludlu, akuzoi Mbretin se po shpenzonte në mënyrë arrogante për veten dhe familjen e tij, sipas ‘TimesLive’.
‘Kjo është një shfaqje e ashpër e arrogancës dhe mosrespektimi i plotë i njerëzve të varfër të Swaziland.’ tha ai.