Kryetari i Shtetit Ilir Meta akuzoi kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi se bën lojëra të dyshimta apo mafioze.
Meta akuzoi kreun e KED-së se vendos vetë për afatet kur dërgon lista me qëllim që të vendosë presidentin në pozitë për të shkelur Kushtetutën.
“Kryetari i KED bën lojëra të karakterit administrativ, duke vendosur vetë kohën se si i dërgon listat, në mënyrë të dyshimtë, për të mos thënë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë: që o të shkelë detyrimisht Kushtetutën e Shqipërisë që thotë qartë se ai plotëson vakancën e parë dhe pastaj është radha i Kuvendit”- tha Meta.