Vendosni fjalën kyçe....

Meta konferencë për shtyp në orën 20:00: I hapur për çdo pyetje e i gatshëm për çdo përgjigje


Presidenti Meta ka nojftuar një konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme. Njoftimi është bërë nga zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, i cili thekson se konerenca do nisë në orën 20:00 ndërsa kreu i shtetit do jetë i hapur për pyetjet nga gazetarët.

Meta u kthye sot nga Parisi ku me ftesë të homologut francez, Macron, mori pjesë në Samitin e Paqes. Me të mbërritur në Rinas ai dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtaren e re të Gjykatës Kushtetutës, pas dekretimit të Besnik Muçit pak ditë më parë.

‘Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje’, shkruan Blushi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *