Kreu i Shtetit Ilir Meta në bashkëbisedimin me gazetarët deklaroi se zgjedhja e Marsida Xhaferllarit nga ana e tij për Gjykatën Kushtetuese nuk ka qenë jashtë afateve.
Meta argumentoi qëndrimin e tij se në Kushtetutë nuk ka një afat për Presidentit për zgjedhjen e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese.
“Për presidentin nuk ka afat të përcaktuar në Kushtetutë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për Parlamentin ka sepse është organ kolegjial. Kemi dy vjet pa Kushtetutë pasi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe ngritja e saj do jetë ditë historike”-deklaroi Meta në daljen për shtyp.