Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, asnjë lundrim në Vlorë dhe në Durrës


Për shkak të motit të keq dhe dallgëzimit në det janë shkaktuar probleme në dy portet në Vlorë dhe në Durrës. Në Vlorë lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi edhe sot nuk ka lundruar në drejtim të Vlorës, ndërsa anijet e peshkimit nuk janë lejuar nga Kapiteneria që të dalin në det.

Përsa i përket qarkullimit rrugor nuk ka patur probleme, por disa fshatra që prej ditës së djeshme kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit.

Si pasojë e motit të keq sot asnjë traget nuk u nis nga Durrësi për në Bari apo anasjelltas. Era e fortë 74km/h,  ka shkaktuar dallgë në det, që shkojnë deri në 7-8 ballë.

Përveç problemeve në port, deri më tani nuk raportohet për problematika të tjera në qytet apo në fshatrat përreth.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *