Personi që shihni në foto është Kreshnik Dashaj, 34 vjeçari i cili u gjet i pajetë këtë të mërkurë, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, në afërsi të banesës së tij dyshohet të jetë vrarë.
Disa orë pas ngjarjes, policia doli me njoftim zyrtar, ku tha se pas hetimeve paraprake, në trupin e 34 vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.
Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.