Vendosni fjalën kyçe....

“Politikat penale kanë qenë më të ashpra me shtresat e dobëta, ligji e morali duhet të shkojnë bashkë” – Kandidati për Kryeprokuror, Olsian Çela


Kandidati i tretë në garën pë Kryeprokuror, Olsian Çela, ka përfunduar seancën dëgjimore përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai tha se në punën e punonjësi të sistemit të drejtësisë, ligji dhe morali duhet të shkojnë bashkë.

‘Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri. Nuk duhen vetëm masa të ashpra, pasi vetë kodi të lejon ta zbatosh si duhet. Nuk duhet të jemi ekstremë, ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. Këto problematika nuk i shoh vetëm brenda Prokurorisë, por më gjerë, në tërësinë e përgjigjeve që ka shteti ndaj kriminalitetit. Do të doja të ngriheshin probleme nga kushdo, të thonë pse kriminaliteti është në rritje, pse s’kanë efekt masat që ne marrim. ’ – tha Çela.

Ai shtoi se politikat penale kanë qenë më të ashpra me shtresat e dobëta ndërsa theksoi se duhej një studim mbi efektet e politikave penale dhe se duhej menduar për familjet e të dënuarve në mënyrë që fëmijët e një personi të dënuar të kthehej në kontigjent krimi.

‘Na kanë dhënë këto masa rezultatet e pritura, a mendohet që këto masa ekstreme cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen. A mendojmë që ai njeriu që ka shkuar në burg, ka punë, familje, fëmijë që mbeten pa mbështetje. Si do jetojnë, cdo bëjnë për të jetuar. Ligjet penale nuk duhet të cënojnë familjen. Me keqardhje më duhet të pranoj se të ashpër kemi qenë me shtresat e dobëta, por kështu thellojmë problemet sociale, përgatisim breza të rinj që nesër janë fidanishte krimi. Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri jo vetëm masë të ashpër. Ligji dhe morali duhet të shkojnë përherë bashkë dhe kjo më pas pasqyrohet në mënyrën se si prokurori përgjithshëm ndërvepron me institucionet e tjera.’ u shpreh Çela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *