Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Brendshme në Afganistan, shtatë të vdekur


Shtatë njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë, pas një shpërthimi pranë Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin afgan të Kabulit.

Reuters” shkruan se kishte shpërthyer një makinë bombë.

Ky sulm vjen një ditë pasi dy komandantë talebanë dhe një udhëheqës i grupit militant Haqqani, u lanë të lirë në këmbim të dy profesorëve, një amerikan dhe një australian. Një zhvillim ky për të cilin disa analistë kishin shprehur se ngjallte shpresën se mund të shuante dhunën në Afganistan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *