Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i Holandës dëshiron stolin e Barcelonës


Trajneri i Holandës, Ronaldo Koeman, e ka pranuar se ka shumë mundësi që ai ta marrë drejtimin e Barcelonës pas Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Ish-mbrojtësi i Barçës është trajner i Holandës momentalisht dhe po shpreson ta kualifikojë vendin në Evropianin e verës së ardhshme, të cilin synon ta fitojë.

Koeman e ka një klauzolë në marrëveshjen e tij me Holandën, e cila e lejon atë ta marrë drejtimin e Barcelonës pas turneut të verës.

“Po, ka mundësi, por vetëm pas Euro 2020”, tha Koeman i pyetur nëse mund të emërohet trajner i Barçës.

“Nuk e di nëse do të vazhdoj të flas (për Barcelonën) në të ardhmen sepse është e çuditshme të flasësh për mundësinë e kalimin në një klub derisa je trajner i Holandës”, shtoi ai.

Koeman është ndër favoritët për ta zëvendësuar Ernesto Valverden në Camp Nou, i cili është nën presion të madh momentalisht. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *