Vendosni fjalën kyçe....

Video shqetësuese, protestuesit e maskuar në Hong Kong godasin gruan me shufra hekuri


Një video shqetësuese tregon një grua që u rrethua dhe u rrah me shkopinj hekuri nga protestuesit e maskuar në Hong Kong. Pamjet e pakëndshme vijnë teksa autoritetet po përpiqen të rivënë rendin pas përkeqësimit të dhunës në qytetin gjysmë-autonom.

Sulmi u raportua nga disa media vendase ndërsa tregohet e reja që sipas të gjitha gjasave ka mosmarrëveshje politike me grupin e demonstruesve të armatosur.

Video e sulmit tregon gruan që po përpiqet të largohet, ndërsa pak sekonda më pas ajo hidhet në tokë nga një prej protestuesve të maskuar me të zeza.

Një prej burrave më pas e qëllon gruan e shtrirë përtokë me një shufër metalike. Gruaja më pas ulet në trotuar ndërsa grupi e rrethon dhe e përqesh atë.

Një gazetar më pas e ndihmon atë që të ngrihet në këmbë e teksa përpiqet të largohet nga vendi i ngjarjes, protestuesit e kapin dhe fillojnë ta rrahin përsëri me shkopinjtë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *