Zjarret në Australi kanë shkatërruar dy ndërtesa në një pronë rurale, të cilat janë në pronësi të Russell Crowe.
Aktori 55-vjeçar publikoi një video dhe disa foto në Twitter, ku lajmëroi se pronat e tij ishin dëmtuar por ai ndodhej jashtë vendit dhe familjarët e tij ishin të sigurtë te miqtë.
“Unë nuk jam në Australi. Familja ime është e sigurt, e strehuar te miqtë. Zjarri goditi vendin tim vonë në ditën e djeshme. Zemra ime është me të gjithë në luginë.”, shkruan aktori.
Zjarret janë një kërcënim i zakonshëm në verërat e nxehta të Australisë, por pas tre vitesh thatësirë, zjarret që nga e premtja kanë marrë tre jetë deri më tani.
Në një postim të dytë ku tregohej toka dhe objektet e djegura në pronën e tij Crowe tha: “Humba nja dy ndërtesa, por përgjithësisht jam shumë me fat deri më tani.”
Ai falenderoi të gjithë ata që po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa tregoi se atyre u kishte mbaruar uji. Ai shtoi se kuajtë dhe pulat e tij kishin shpëtuar.
Top shot son ! pic.twitter.com/aVfI7z1szF
— Russell Crowe (@russellcrowe) November 13, 2019