Vendosni fjalën kyçe....

Arta Marku dorëzoi në KLP sondazhin individual që e nxirrte fituese


Kandidatja për Kryeprokurore të vendit, Arta Marku, ka dorëzuar gjatë prezantimit të saj ara Këshillit të Lartë të Prokurorisë një zondash të kryer në mënyrë individuale, shkruan ‘A2 CNN’.

Ajo ka realizuar në mënyrë individuale, me anë të telefonatave, një sondazh sipas të cilit mbi 3000 njerëz do të preferonin që ajo të zgjidhej Prokurore e Përgjithshme.

Sondazhi, një kopje të të cilit e disponon ‘A2’, është hartuar kur në garë ishte ende avokati Lulzim Alushaj.

Nga 5896 votues, 3157 vetë kanë shprehur preferencën që Marku të jetë Prokuror e Përgjithshme, ndërsa 1258 kanë zgjedhur Lulzim Alushajn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *