Vendosni fjalën kyçe....

Biba reagon pas “betimit” të Vorpsit te noteri: Tregon vullnetin për të marrë angazhimin që Kuvendi e koha ia kërkoi


Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, ka reaguar pas betimit të Arta Vorpsit para një notereje duke u vetëdeklaruar si anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese.

Biba thekson se Vorpsi është shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër angazhimin që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi.

‘Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.

Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi.

Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana. Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!’, – shkruan Biba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *