Vendosni fjalën kyçe....

“Dekretimi i Xhaferllarit si anëtare e Kushtetueses, i pavlefshëm” – Zbardhet projektrezoluta e Kuvendit


Të enjten e ardhshme pritet të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme parlamentare për situatën  në Gjykatën Kushtetuese.

Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve u vendos që seanca të zhvillohet në orën 10:00 ndërsa është miratuar edhe një draftrezolutë.

Aty theksohet se vendimi i Metës për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese është i pavlefshëm dhe në mungesë të kompetencave kushtetuesee ligjoe të presidentit , raporton ‘A2 CNN’ që ka siguruar draftrezolutën.

Përmbledhja e draftrezolutës

  1. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019.
  2. Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit pë shkarkimin e Presidentit të Republikës të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar  në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019 dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
  3. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.
  4. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të tjera, që në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi, të zbatojnë me përgjegjësi detyrat për mundësimin e fillimit të detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.
  5. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.
  6. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *