Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, ka fshirë në faqja e tij në ‘Faceook’ statusin e shkuar pak orë më parë, ku ai shprehej lidhur me vetëdeklarimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Biba shkruante në statusin e tij se Vorpsi nëpërmjet aktit të vajtjes te noteri kishte treguar vullnetin e saj për të përmbushur angazhimi që ia kërkoi Kuvendi dhe koha.
‘Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi.
Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana. Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!’, – shkruante Biba, para se ta fshinte mesazhin.