Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman fiton përball rusit si Raportues për Kosovën, Balla: Mbështetës i integrimit të Ballkanit perëndimor


Peter Bayer (CDU) nga Gjermania, është zgjedhur raportues për Kosovën nga Komisioni për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Bayer është zgjedhur raportues për Kosovën duke marrë 33 vota, përballë kundërkandidatit tjetër, rusit Aleksey Kondratyev, i cili ka marrë 6 vota.

Balla shkruan më tej se Bayer është njohës i mirë dhe mbështetës i rrugës europiane të Ballkanit perëndimor.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka dhënë lajmin në faqen e tij në Twitter kur shkruan: ‘Sapo urova kolegun @PeterBeyer (33 vota) për zgjedhjen në Asamblenë Parlamentare në detyrën si Raporter për Kosoven, në garë me deputetin rus Kondratyev (6 vota). Peter Beyer është një njohës i mirë dhe mbështetës i rrugës Europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor.’ – shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *