Tre shqiptarë dhe një italian, të cilët shpërndanin kokainë në rajonin toskan të Italisë, menduan se fshehja e drogë në tokë, në një pullë në zonë, do të ishte një ide e mirë, por nuk rezultoi kështu.
Sipas mediave italiane, ata e kishin futur drogën, me vlerë 20 mijë euro, nëpër kavanoza dhe i kishin groposur, por lënda narkotike u zbulua nga derrat e egër të cilët e shkatërruan atë.
Shqiptarët dhe italiani u arrestuan, pasi policia i zbuloi ata gjatë përgjimit të telefonave, ku u ankuan për prishjen e drogë. Sipas mediave italiane, ata trafikonin rreth 2 kilogramë drogë çdo muaj në zonën e Valdichiana Senese dhe Aretina.