Vendosni fjalën kyçe....

Euro 2020 – Kosova sfidë vendimtare ndaj Çekisë, Shqipëria rast “të artë” ndaj Andorrës


Kombëtarja e Kosvës ka një sfidë vendimtare mbrëmjen e sotme ndaj Çekisë, me të cilën rivalizon për vendin e dytë në grup, që do të thotë pjesëmarrje në Europianin 2020.

Aktualisht ekipi i drejtuar nga trajneri zviceran Challandes mban vendin e tretë me një pikë më pak se kundërshtari dhe në rast humbjeje nuk ka më asnjë mundësi që ta sigurojë pjesëmarrjen në Euro2020 nga grupet kualifikuese.

Megjithatë ajo është kualiafikuar në fazën play-off falë suksesit në Ligën e Kombeve e kësisoj nuk është krejt jashtë loje.

Barazimi e mban hapur mundësinë për kualifikim por duhet që Çekia të mundet ose të barazojë në ndeshjen tjetër ndaj Bullgarisë, kurse Kosova të marrë barazimin ose fitoren ndaj Anglisë në varësi të asaj që arrin Çekia në Bullgari.

Shqipëria nga ana e saj luan në fushën e saj ndaj Andorrës. Ekipi i Rejës ka një mundësi të mirë që të marrë 3 pikët sot, që gjithsesi nuk shërbejnë përtej vendit të tretë, duke qenë se Turqia dhe Franca janë arratisur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *