Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata rrëzon Veliajn për gjobat ndaj PD-së për protestat


Gjykata Administrative ka shquqizuar gjobat që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Partisë Demokratike gjatë protestave të organizuara prej saj.

Bëhet fjalë për gjobat e vendosura gjatë protestave të datave 25 prill, 2 maj, 11 maj e 13 maj.

Pak ditë më parë, Gjykata Administrative e Apelit anuloi një tjetër gjobë të Bashkisë Tiranë ndaj PD-së për protestën  16 shkurtit.

Në vendimin e gjykatës argumentohet se subjekti që organizon tubimin nuk mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryejnë persona të tretë gjatë tubimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *