Vendosni fjalën kyçe....

“Kosova është Serbi”, tifozët e Kosovës provokohen në Çeki


Rreth 20 tifozë çekë janë afruar në hotelin ku po qëndron përfaqësuesja e Kosovës dhe një grup mbështetësish të tifogrupit “Dardanët” dhe kanë nisur provokimet, raportojnë mediat kosovare.

“KTV” njofton se ka qenë ndërhyrja e shpejtë e policisë, e cila ka larguar tifozët problematikë duke mos lejuar përshkallëzimin e situatës.

Ky është incidenti i parë i regjistruar në prag të ndeshjes së sotme, incident që nuk premton për mirë duke parë dhe mbështetjen e hapur të tifozëve çekë ndaj atyre serbë dhe në të shkuarën, teksa drejtuesit e FFK-së u druhen banderolave apo thirrjeve në shkallët e stadiumit “Doosan Arena” të Pëlzenit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *