Vendosni fjalën kyçe....

Kosova nuk ia del ndaj Çekisë, humb shansin për kualifikim


Kosova është mposhtur 2-1 nga Çekia në ‘Doosan Arena’, duke humbur edhe matematikisht shanset që të kualifikohet në Euro 2020 nga Grupi A.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa ‘Dardanët’ e nisën furishëm pjesën e dytë.

Atdhe Nuhiu shënoi për 0-1 në minutën e 50-të.

Dardanët’ u mbajtën deri në minutën e 71-të, kur Kral shënoi për 1-1 derisa 8 minuta më vonë, Celustka shënoi për 2-1, për ta kualifikuar Çekinë në Evropian.

Kosova nuk arriti të kualifikohet në Euro 2020 nga Grupi A, por tashmë e ka të siguruar një vend në play-offs, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve.

Kosova mund të vazhdojë të ëndërrojë për EURO 2020.

Play-offs do të zhvillohen përmes gjysmëfinaleve dhe një finale.

Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Nëse fiton, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *