Vendosni fjalën kyçe....

LDK-ja kundër Schengenit ballkanik, Osmani: Përfituesja e vetme është Serbia


Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur kundër idesë për minischengenin ballkanik, një nismë e presidentit serb Vuçiç e kryeminstrave Rama e Zaev të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Osmani, ka deklaruar se se është e gatshme të vendosë edhe bast, se nëse ulet në tavolinë me Edi Ramën për të diskutuar rreth një nisme të tillë, do ta bindë në fund kreun e qeverisë shqiptare që e ka gabim, shkruan Lajmi.net.

‘Është me rëndësi që ai ta dëgjojë qëndrimin e qartë të Kosovës, sepse nuk është një qëndrim në eufori. Duhet të ulemi ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por nga argumentet që kemi, jam e bindur, që ne do ta bindim atë, që ka qenë nismë e gabuar. Unë besoj shumë në fuqinë e argumenteve. Nëse ai është i gatshëm t’i dëgjojë ato, besoj që do të bindet edhe ai’, ka deklaruar Osmani.

Më tej Osmani shtoi se një nismë e tillë është e dështuar dhe tha se për këtë çështje nuk duhen shkëmbyer akuza nga studiot televizive, por duhet ulur në një tryezë diskutimi.

‘Duhet të ulemi dhe t’ia shpjegojmë Ramës që e ka gabim. Është një nismë e dështuar. Por do të duhej të uleshim me kryeministrin e Shqipërisë e të mos shkëmbejmë akuza nga studiot televizive’, ka thënë Osmani.

Sipas numrit dy të LDK-së, nga një nismë e tillë përfiton vetëm Serbia dhe thotë se Rama paraprakisht do të duhej që të konsultohej me Kosovën për programin 700 pikësh që tashmë është krijuar nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *