Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Mazhorancës i duhet presidenti vetëm për “dy tre firma” për detyrime ndaj ndërkombëtarëve


Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Meta deklaroi se Presidenti i duhet maxhorancës për “nja dy-tre firma” për disa detyrime që kanë ndaj ndërkombëtarëve. I pyetur nëse këto firma kanë lidhje me ndryshimin e kufijve, Meta nuk pranoi të komentojë më tej.

Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikojë parlamentin si e ke sot, shikojë pushtetin lokal si e ke sot. Shikojë prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime por e duan që dikush aty të hedh ca firma. Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED. Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”- tha kreu i shtetit Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *