Vendosni fjalën kyçe....

Meta vlerëson atleten Luiza Gega me titullin “Mjeshtër i Madh”


Presidenti Meta ka vlerësuar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’, atleten Luiza Gega. Ceremonia u zhvillua në mjediset e Presidencës, ku Meta e fjalën e tij vlerësoi lart arritjet e sportistes.

Në ceremoni merrnin pjesë familjarë të Gegës si dhe personalitete të ndryshme të sportit në vend.

‘E konsideroj një privilegj të nderoj sot një nga sportistet më të shquara në gjithë historinë e Atletikës shqiptare, vrapuesen e jashtëzakonshme Luiza Gega. Ajo ka dhënë gjithçka për sportin që dashuron aq shumë, për atletikën. Luiza është një atlete e përmasave botërore. Si sportiste ka thyer rekorde, ka fituar në gara të rëndësishme shumë të ndërkombëtare dhe na ka frymëzuar të gjithëve me rezultatet e saj, në kampionatet Botërore, Europiane, Ballkanike e Lojërat Mesdhetare. Serioziteti e sakrificat në punën e saj janë themeli i sukseseve të shumta.’ – tha Meta.

Më tej presidenti theksoi se atletja Gega është një nga ambasadoret më të mira të kombit si dhe shërben si shembull i rritjes së identitetit dhe imazhit kombëtar.

Luiza vazhdon të kontribuojë me performancën e saj, jo vetëm në rezultatet e larta kombëtare dhe ndërkombëtare, por me personalitetin e saj ajo është bërë një shembull i rritjes së identitetit dhe imazhit tonë kombëtar. Luiza është një nga ambasadoret më të mira të kombit tonë, anembanë botës. Megjithë sukseset e saj ajo vazhdon të mbetet e përkushtuar dhe besoj që puna e saj dhe në gara të tjera të rëndësishme ndërkombëtare do të jetë objektivi i radhës.’ – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *