Vendosni fjalën kyçe....

Pas Elsa Toskës betohen para Presidentit edhe Xhaferllari dhe Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese


Pas Elsa Toskës, janë betuar në presidencë edhe Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji në Gjykatën Kushtetuese.

Xhaferllari zëvendëson Altina Xhoxhajn në vakancën e dytë e cila i takonte Presidentit, ndërsa Papajorgji u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Për Xhaferllarin ka një përplasje me Arta Vorpsin pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e zgjodhi atë pasi sipas tyre Presidentit i skadoi afati prej 30 ditësh për të zgjedhur dhe Vorpsi u zgjodh automatikisht si e renditur e para në listë.

Tashmë Gjykata Kushtetuese ka 5 anëtarë, pasi më herët Presidenti zgjodhi Besnik Muçin i cili pret edhe vendimin përfundimtar nga Komisioni i Pavarur i Apelimit për shkallën e dytë të vettingut.

Ndërsa Vitorie Tusha mban postin pasi nuk i ka mbaruar afati që nga legjislatura e mëparshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *