Moti i keq ka sjellë një sërë problematikash në qytetin e Gjirokastrës. Situata më shqetësuese paraqitet në lagjen “11 Janari” ku një banesë e pabanueshme rrezikon shembjen e për pasojë edhe banorët e kalimtarët.
Si pasojë e rënies së gurëve nga banesa e kategorisë së dytë, rruga në këtë lagje ka mbetur e bllokuar.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër për marrjen e masave. Problematika paraqiten edhe në një rrugë në fshatin Golem.
SITUATA
Situata emergjente deri ne oren 08.40 date 14.11.2019 ne qarkun Gjirokaster eshte :
Ne bashkine Gjirokaster eshte bllokuar rruga e fshatit Golem Nj.Ad. Picar. Nga ana e bashkise po merren masa per cbllokimin e rruges.
– Ne lagjen “11 Janari” te qytetit Gjirokaster nje banese e pabanueshme e kategorise se dyte eshte duke u shembur dhe rrezikon jeten e kalimtareve.
Nga ana e bashkise ka njoftuar Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare Gjirokaster per marrjen e masave.
Ne bashkite Dropull, Libohove, Permet, Kelcyre, Tepelene dhe Memaliaj nuk raportohen probleme.
Niveli i prurjeve te Lumit Vjosa eshte 1.5 m.
Probleme te tjera nuk ka.
Jemi ne ndjekie te situates.