Shqipëria luan sot përballë Andorrës në sfidën për elemniatoret për Europianin 2020 për të cilin i ka mbyllur llogaritë me kualifikimin duke mbetur jashtë.
Në 20:45, në Elbasan Arena, tekniku Edi Reja ka zgjedhur edhe formacionin me të cilin do përballet ndaj Andorrës.
Porta i është besuar gardianit të SPAL-it, Etrit Berisha. Në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi anësori i Partizanit Lorenc Trashi, i cili është pozicionuar në krahun e majtë. Nga e djathta tekniku italian i ka besuar Roshit.
Për sa i përket mesfushës, Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares, ndërsa Bekim Balaj do të jetë partneri i Manajt në vijën e parë të sulmit.