Vendosni fjalën kyçe....

SHBA njeh presidenten e përkohshme të Bolivisë


SHBA-ja ka njohur senatoren e opozitës boliviane, Jeanine Anez, si presidenten e përkohshme të vendit të Amerikës së Jugut.

‘Shtetet e Bashkuara përshëndesin senatoren boliviane, Jeanine Anez, si Presidente e Përkohshme e vendit. Ajo do udhëheqë kombin e saj përmes këtij tranzicioni demokratik, nën Kushtetutën e Bolivisë dhe në përputhje me parimet e Kartës Demokratike Ndër-Amerikane,’ tha në një deklaratë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Anez deklaroi veten presidente të përkohshme, pavarësisht se nuk arriti të grumbullojë shumicën e votave për shkak të një bojkoti nga anëtarët e partisë së Lëvizjes për Socializëm të ish-presidentit Evo Morales.

Anez pritet ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme brenda 90 ditësh.

Partitë e opozitës u kërkuan mbështetësve të tyre të dilnin në rrugë, duke besuar se rezultatet ishin të manipuluara. Morales u detyrua të jepte dorëheqjen të dielën nën presionin e ushtrisë dhe policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *