Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria ndalet nga Andorra


Kombëtarja është ndalur në barazim 2-2 ndaj Andorrës në sfidën e luajtur në Elbasan Arena për kualifikueset e Euro 2020.

Ishin kuq e zinjtë që shënuan të parët me Balajn pas asistit nga Roshi.

Ekipi i Andorrës do barazonte në minutën e 18 me Martinez, çka do ishte edhe goli i fundit për pjesën e parë.

Në pjesën tjetër, ishin miqtë që arritën të merrnin avantazhin sërish me Martinez në fillimet e pjesës së dytë.

Golin e barazimit për kombëtaren do e shënonte Manaj në të 55’ dhe me këtë rezultat do mbyllej takimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *