Gazetari Ylli Rakipi është paraqitur sot në gjykatë për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.
Para seancës në një deklaratë për mediat, Rakipi tha se Rama e ka kthyer Shqipërinë në diktaturë dhe ka në dorë çdo gjë, edhe sistemin e drejtësisë.
“Është një gjyq për agjitacion propagandë. Kryeministri i vendit kërkon të dënojë jo vetëm mua por shumë gazetarët të tjerë, njerëz publik, të politikës.
Është një rast radikal ky kryeministri i një vendi përpiqet të penalizojë me të gjitha mënyrat popullin e vet, arsyeja e tij e vetme është se ky tani është një njeri i paprekshëm, është një njeri të cilit nuk duhet t’i thuash as mendimin që ke për të.
Jemi në një fazë ku regjimi i ka shtrirë kthetrat e veta në atë mënyrë sa që Rama kërkon t’i mbyllë gojën njerëzve. Ai më ka penalizuar, më ka hedhur në gjyq dhe kërkon të më dënojë.”, tha Rakipi.
Gazetari tha se sot ka ngritur një kundërpadi ndaj kryeministrit Edi Rama dhe shprehet se nëse nuk do gjejë drejtësi në vend do ta çojë çështjen deri në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare.
“Unë nuk po shpif, unë vërtet mendoj kështu për zotin Rama, ai më kërkon që unë të mos kem mendimin që kam për të, unë do të thërras dhe ekspertët e gazetarisë, pasi kjo është një çështje etike. Ai kërkon të më ndalojë mendimin tim për të. Në këtë gjyq që jam sot, është thjesht për fyerje. Personaliteti i këtij kryeministri është fyer.
Gjyqtarja që ka në dorë çështjen time ende ka në dorë Vetingun, dhe unë mendoj se e nderuara ka frikë, pasi Edi Rama ka në dorë institucionet e Vetingut. Ndoshta janë gjyqtarë me integritet e personalitet të lartë e nuk kanë frikë nga Vettinfu, por diktatura është për t’u pasur frikë. Në diktaturë njerëzit kanë frikë.
Te gjyqi i sotëm unë kam bërë një kundërpadi për të. PRes që trupi gjykues ta pranojë, unë do vijoj më tej deri në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Unë kërkoj të di, dhe pyes drejtësinë nëse fjala kazan është fyerje për gazetarët, fjala kadri është fyerje për gazetarët, fjala mbetje biodiversive është fyerje për gazetarët? Ky njeri fyen shumë herë më shumë sesa gazetarët mund të thonë për të, me epitete dhe metafora nga më të çuditshmet.”, tha Rakipi.