Vendosni fjalën kyçe....

Studenti rus hap zjarr në klasë, pasi vret e plagos shokët i kthen armën vetes (VIDEO)


Një student 19-vjeçar në Rusi ka hapur zjarr ndaj shokëve të klasës, në një kolegj në Blagoveshchensk.

I armatosur me një armë gjahu, sulmuesi hapi zjarr në klasë duke plagosur seriozisht disa persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.

RT shkruan se kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi nuk pranoi të dorëzohej dhe ia ktheu armën vetes duke vdekur në vend.

 “Tre të tjerë u plagosën nga të shtënat në një kolegj. Të dëmtuarit përfshijnë dy adoleshentë dhe një djalë të ri.”– tha ministria e Shëndetësisë.

Ligji në Rusi u lejon qytetarëve privatë mbi 18 vjeç të marrin licencën e armëve për vetëmbrojtje, sporte dhe gjueti, si dhe për koleksionistët.

Hetuesit ende nuk i kanë zbuluar motivet që e shtynë 19-vjeçarin të kryente këtë sulm.

Paraprakisht dyshohet se shtënat mund të jenë shkaktuar nga një argument dhe armiqësi personale midis tij dhe shokëve të klasës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *