Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardjan Iliazaj, duke vendosur detyrim paraqitjeje.
Ai i ndalua pak ditë më parë, pas operacionit të policisë, ku u akuzua për tjetërsim pronash në bregdet.
Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur arrest me burg për Iliazajn dhe 18 punonjës te tjerë të Hipotekës, Aluizni-t dhe ish punonjësit e ish-komunës Ishëm.