Vendosni fjalën kyçe....

Tusk: Britania do humbasë influencën në arenën ndërkombëtare pas Brexit


Britania do të humbasë influencë në skenën ndërkombëtare dhe do të bëhet një “lojtar dytësor” pasi të dalë nga Bashkimi Europian, tha presidenti i Këshillit Donald Tusk.

Avokatët e referendumit të vitit 2016 për të dalë nga blloku tregtar më i madh më botë thonë se Britania, që është ekonomia e pestë më e madhe në botë, do të arrijë një status të ri botëror të paprekur nga rregullat europiane dhe më afër Shteteve të Bashkuara.   Tusk tha se vetëm një Europë e bashkuar mund të përballet me lojëtar si Kina dhe të ketë rëndësi në nivel botëror.

Tusk ka shprehur vazhdimisht dëshirën që britania të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në Bashkimin Europian.  Ish-kryministri polak do të lë detyrën më 1 Dhjetor dhe do të pasohet nga ish-kryeministri belg, Charles Michel.

Britania pritet të dalë më 31 Janar 2020, nëse Kryeministri Boris Johnson fiton një shumicë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm dhe siguron ratifikimin e marrëveshjes së divorcit.

Londra qëndron një qendër e fortë financiare dhe Britania ka qenë prej kohësh aleat i afërt ushtarak i SHBA. Megjithatë, statusi i Britanisë si një fuqi influencuese brenda Bashkimit Europian, i ka dhënë mundësi vendit që të divergjojë nga SHBA kur ndodhet në mosmarrëveshje, diçka që ka ndodhur shpesh që kur Donald Trump mori detyrën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *