Vendosni fjalën kyçe....

Anulohet premiera e filmit të Roman Polanskit për shkak të protestave kundër tij


Një shfaqje në Paris e filmit të ri të Roman Polanskit u mbyll për shkak të protestave.

Kanë qenë rreth 40 persona që bllokuan hyrjen në premierën e filmit në qytetin francez të martën në mbrëmje. France Info raportoi se grupi i protestuesve ishte veshur me të zeza, duke mbajtur shenja me emrat e grave që kanë akuzuar drejtorin.

Demonstratat para kinemasë Le Champo zgjatën afërsisht një orë para se të anulohej shfaqja, siç shkruan The Independent.

Këto protesta vijnë pas akuzave për përdhunim ndaj regjisorit dhe prodhuesit të filmave Polanksi, nga një fotografe franceze e quajtur Valentine Monnier. Ajo e akuzon Polanksin se e sulmoi në shtëpinë e tij në Zvicër në vitin 1975.

Polanski i ka mohuar akuzat. Tani ai po shqyrton të ndërmarrë veprime juridike kundër Le Parisien, media franceze që publikoi akuzat. Në vitin 1977, Polanski pranoi fajësinë për seks të paligjshëm me një vajzë 13-vjeçare dhe ka qenë një i arratisur nga SHBA për katër dekada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *