Vendosni fjalën kyçe....

Balliu akuza ndaj Lleshajt: Hajduti më i madh i pronave, si i dyfishoi tokat në Maminas


Siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, ish-deputeti Klevis Balliu ka publikuar disa dokumente për të denoncuar atë që ai e quan “hajdutin më të madh të pronave”.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Open”, Balliu akuzoi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, babanë e tij dhe vëllanë, se kanë grabitur tokë shteti në Maminas.

Balliu tregoi edhe disa dokumenta që sipas tij vërtetojnë tjetërsimin e pronës shtetërore në tokë private në vitin 2015.

 “Njeriu që hodhi gaz lotsjellës, është hajduti më i madh bashkë me babain dhe Vëllain e vet. Kjo është tapia që ka Sandër Lleshaj në një tokë në Maminas, e bërë me qeverinë e Edi Ramës. Lleshaj ka pasur 1000 m2, është tokë e shtetit. Ky e ka bërë në 2015, nuk e di e ka bërë rrush apo hashash se ka qenë edhe koha e kanabisit. Njëra nga pasuritë e Sandër Lleshajt është 24 km nga Astiri që është një grabitje, i quan banorët e Astirit uzurpues, ky është uzurpues për vete. Për tokën që ka Sandër Lleshaj, vëllai i tij Ndue Lleshaj, është ja ku e keni, tokë shteti shkruhet”, tha Balliu. Këto deklarata ish-deputeti i bëri ndërsa po fliste për rastin e Unazës së Re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *