Policia ka rrethuar sërish sot zonën e Astirit, pasi Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) do të zhvillojë një tjetër aksion, për shembjen e të tjera banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe. E gjithë rruga është bllokuar, gjë që ka sjellë zemërim te kalimtarët që donin të shkon në punë.
Ndryshe nga e marta e kaluar, deri më tani nuk ka pasur rezistencë të banorëve. Banorët kishin paralajmëruar se do të vijonin rezistencën e tyre.
Prej më shumë se një viti, banorët e Astirit kanë protestuar për të kërkuar një dëmshpërblim të drejtë nga qeveria. Të martën e kaluar, situata u tensionua kur IKMT nisi shembjen e banesave të para, ku disa banorë dhe efektivë policie përfunduan në spital.