Vendosni fjalën kyçe....

Braçe për Metën: Me qejf çdo berber mund ta shpërndajë parlamentin


Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me deklaratat e forta të presidentit Ilir Meta, i cili paralajmëroi sot se mund të shpërndante Kuvendin.

Braçe tha se Kuvendin mund të dalë dhe ta shpërndajë çdo berber, duke u përpjekur të ironizojë presidentin.

“Me qejf çdo berber në Shqipëri mund të dalë dhe të shpërndajë Kuvendin. Hyni lexoni Kushtetutën dhe shikoni nëse ka të drejtë apo jo. 

Kam përshtypje se ju mediat i jeni referuar dje kryetares së dhomës së noterve, e cila e ka konsideruar proces ligjor atë që është zhvilluar, nuk ka ndonjë shkelje ligji. 

E dyta noteria ka një ligj, dhe në asnjë rast në botë nuk është parukeri, Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i pari, ka ndodhur një akt antikushtetues”, u shpreh Braçe.

Kujtojmë se kur e zgjedhura e KED-së, Arta Vorpsi, bëri dje betimin tek një notere, Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi tha se Meta nuk pengonte askënd të betohet qoftë dhe te parukierja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *