Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një person i vdekur te zona e Brrylit


Një 75-vjeçar është gjetur sot i shtrirë në trotuar dhe pa shenja jete, në zonën e Brrylit në Tiranë, në rrugën “Vëllezërit Huta”.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Sipas policisë, në trupin e tij nuk ka shenja dhune apo dëmtime nga faktorë të tjerë.

“Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *