Vendosni fjalën kyçe....

KAS i jep të drejtë UEFA-s për çështjen “Fair Play financiar” ndaj Man.City


Tribunali i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (KAS), e ka cilësuar të papranueshëm apelin e Mançester Sitit, që kundërshonte Dhomën e Hetimit të Trupit Kontrollues të Fair-Play Financiar të UEFA-s, duke lënë në fuqi ndëshkimin e dhënë nga zyrat e Nionit për kampionin e Anglisë.

UEFA kishte nisur nëj hetim pas publikimeve në të përditshmen gjermane “Der Spiegel”, të disa dokumentave sipas të cilave Siti kishte fryrë me qëllim akordin e një marrëveshjeje sponsorizimi.

Klubi ishte gjobitur në vitin 2014 me 49 milionë stërlina për një shkelje të mëparshme të normave të Fair-Playt Financiar. Më 15 maj të këtij viti, Dhoma e Hetimit në UEFA i kishte kërkuar Dhomës Juridike të Trupit të Kontrollit të Fair-Playt Financiar në UEFA që të sanksiononte Mançester Sitin.

“KAS ka vendosur se apelimi i Mançester Sitit është i papranueshëm, duke qenë se apelimi i bërë ndaj UEFA-s nuk mund të prezantohet në KAS nëse paraqitësi i kërkesës ka shteruar mjetet juridike në dispozicion para ankimit, në përputhje me statutet ose rregulloret e këtij organi,” shkruan KAS.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *