Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja e famshme largohet nga muzika, zbulon arsyen


Këngëtarja e famshme Pink ishte e pranishme mbrëmjen e kaluar në eventin ‘Country Music Associatiom Awards’, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer se ka ndërmend të largohet nga muzika për një kohë ende të pacaktuar, pasi ka ndërmend t’i përkushtohet familjes.

Pink tregoi se u bënë dy vite e gjysmë që punon pa pushuar dhe tashmë është koha që ajo të mbajë fëmijët, ndërsa bashkëshorti t’i dedikohet karrierës së tij.

‘U bënë dy vite e gjysmë me regjistrime dhe turne dhe Willoë është rikthyer në shkollë, ndërsa Jameson do të jetë parashkollor së shpejti, prandaj ky është viti i familjes.

Carey ka gjithashtu shumë gjëra për të bërë. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rreth botës dhe tani është radha e tij’, është shprehur Pink.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *