Një këngëtare nga Kili është shfaqur me mbishkrime në gjoks në tapetin e kuq në ndarjen e çmimeve “Latin Grammy” në SHBA, si shenjë proteste me situatën që po ndodh në vendlindjen e saj.
Artistja Mon Laferte kishte të shkruar në kraharorin e ekspozuar: “Në Kili ata torturojnë, përdhunojnë dhe vrasin”. Laferte fitoi çmimin për albumin më të mirë të muzikës alternative. Gjatë fjalës së saj, Laferte lexoi një poezi nga shkrimtari kilian La Chinganera: “Kili, dhimbja jote më dhemb”.
Kili ka gati një muaj që zhvillohen protesta që pas rritjes së tarifave të metrosë.
Të premten, Kili njoftoi se do të zhvillojë një referendum mbi kushtetutën. Siç shkruan BBC, kushtetuta e Kilit daton në epokën para-demokracisë së udhëheqësit ushtarak, Augusto Pinochet. Aktualisht ajo nuk përcakton përgjegjësinë e shtetit për të ofruar kujdes shëndetësor dhe arsimim, dy kërkesat kryesore të protestuesve.
Të premten, qeveria njoftoi se do të zhvillojë një referendum mbi kushtetutën në prill të vitit të ardhshëm.
Sipas presidentit të Senatit Jaime Quintana, referendumi do të pyesë votuesit nëse ata mendojnë se kushtetuta duhet të zëvendësohet.
Të paktën 20 njerëz janë vrarë në protesta dhe më shumë se 1.000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.