Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Vorpsin e shpalli Gjyqtare gruaja e avokatit të Saimir Tahirit


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për çështjet e aktualitetit në Shqipëri duke nisur me Gjykatën Kushtetuese. Ajo tha se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot.

Më tej ajo ngriti dyshime mbi lidhjet e tij me drejtoreshën e qendrës së botimeve, për të cilën tha se është bashkëshortja e avokatit të njohur Maks Haxhia, që ka mbrojtur edhe ish-ministrin Saimir Tahiri.

“Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë.

Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?
Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit. Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar
”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *