Vendosni fjalën kyçe....

Manja: S’ka asnjë shans që Meta të shpërndajë parlamentin


Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se presidenti i vendit Ilir Meta nuk do ta shpërndajë parlamentin.

“Nuk ka asnjë shans që Presidenti të shpërndajë parlamentin”, tha Manja në një prononcim për gazetarët pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.

Presidenti i vendit Ilit Meta la sot të kuptohet se mund të shpërndajë parlamentin, por këtë do ta mësojmë më vonë gjatë ditës në konferencën e tij të jashtëzakonshme për mediat.

Sot në senacën e jashtëzakonshme paralamentare deputetët votuan pro projektrezolutës për ‘Zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese’. Përmes rezolutës, Kuvendi e konsideron nul dekretin e presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese  dhe kërkon që kjo mos të zbatohet. 

Kuvendi i ka kërkuar Komisionit hetimor shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës që të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019, si dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *