Vendosni fjalën kyçe....

Njëra u betua te Meta e tjetra te noterja, Xhaferllari e Vorpsi në Gjykatë Kushtetuese


Që para orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, Arta Vorpsi u paraqit në godinën e Gjykatës Kushtetuese. Fill pas saj godinës iu drejtua edhe Marsida Xhaferllari.

Njëra u betua te noterja e tjetra nga presidenti për të njëjtin post.

Xhaferllari nuk ka pranuar të përgjigjet për pyetjet e gazetarëve dhe ka vijuar rrugen duke hyrë në ambientet e brendshme të gjykatës. Ajo thjesht i përshëndeti me fjalën: “Mirëmëngjes!”.

Po ashtu edhe Vorpsi, e cila iu drejtua gazetarëve me fjalët: “Mos u lodhni kot”.

Kujtojmë se Arta Vorpsi u betua dje tek noterja si anëtare e gjykatës Kushtetuese, duke shmangur ceremoninë zyrtare para Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit kishte lënë të kuptohet se nuk kishte ndërmend ta thërriste për betimin.

Emri i Vorpsit çoi në përplasje mes Presidencës dhe KED-së.

Marsida Xhaferllari duke shkuar te Gjykata Kushtetuese


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *