Vendosni fjalën kyçe....

Padi nga Presidenti, reagon Dvorani: E pranoj pa u shmangur me lojëra mediatike


Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani ka reaguar pas deklaratës së Kreut të Shtetit për ngritjen e një padie penale ndaj tij për veprimet në cilësinë e drejtuesit të institucionit të drejtësisë.

Dvorani thotë se do pranojë padinë pa u justifikuar dhe pa shmangur lojërat mediatke.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje.  Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo. Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës. Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi“-deklaron Dvorani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *