Vendosni fjalën kyçe....

PD kallëzimin penal në Prokurori për dhunën në Astir, Balliu: Përgjegjësit para drejtësisë


Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës, një kallëzim penal ndaj atyre që i konsideron përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Unazës së Re.

Funksionarët e lartë të cilët janë paditur për ‘shpërdorim detyre’, janë Sandër Lleshaj, ministër i brendshëm; Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; Niko Brahimajt, drejtor i policisë vendore Tiranë; Ermal Kapllanajt kryeinspektor i policisë bashkiake; Dallëndyshe Bicit, drejtuese e IKMT-së si edhe Granit Korbit, përgjegjës i degës IKMT, Tiranë.

Ish-deputeti Klevis Balliu tha në një prononcim për mediat se kallëzimi penal është hapi i parë i një premtimi të bërë nga PD-ja për banorët e Unazës së Re.

Ai theksoi se të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë do të vihen përpara përgjegjësisë kur PD të vijë në pushtet.

“PD do të vijojë me demaskimet, projekti është fiktiv, gjithçka kanë hequr mbi kurriz duhet t’iu paguhet atyre banorëve. Ky është hapi i parë për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Hapi i dytë, dëmshpërblim cent për cent të banesave, edhe banorët këtë duan, sa duan arrestimin e atyre që i dhunuan, nuk duan dëmshpërblim.” -u shpreh ish-deputeti Balliu.

Sekretari për cështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se në padinë penale janë parashtruar të gjitha të drejtat kushtetuese të banorëve që janë shkelur te Unaza e Re.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *