Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori i Antimafias italiane: Ndrangheta ka lidhje të forta në Shqipëri


Prokurori i Antimafies italiane, Federico Cafiero De Raho, i cili po zhvillon një vizitë pune në Tiranë thotë se krimi shqiptar ka një bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera të huaja, siç është Ndragheta.

Gjatë një konference për shtyp me ministren Etilda Gjonaj De Raho tha se organizata mafioze Ndrangheta, ka lidhje të fuqishme me elementë kriminalë shqiptarë.

 “Me kriminalitetin e Ndragetës krimi shqiptar ka lidhur marrëveshje, punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropian, mbi portet e Evropës, organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Europë, organizata italiane Ndrageta e ka shtrirë edhe në Kanada, Amerikë veprimtarinë e saj, ka baza të fuqishme dhe kjo e bën të mundur të jetë shumë e përhapur e të vërë mënjanë një pasuri shumë të madhe”, tha De Raho.

De Raho foli për rëndësinë që ka konfiskimi i pasurive të mafias, për ta bërë ketë të fundit të pafuqishme për të vepruar. Ai tha se ndryshimet në legjislacion nën shembullin e Italisë, do ta bënin më efikase luftën kundër krimit të organizuar.

“Konfiskimi parandalues është armë e fuqishme kundër krimit. Sepse duke i konfiskuar pasurinë, ne e i bëjmë këro organizata kriminale të pafuqishme për të vepruar. Por mbi të gjitha, nevojitet  një lloj i veçantë trajtimi për të dënuarit e Kësaj kategorie”, tha De Raho.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *