Vendosni fjalën kyçe....

Taylor Swift ndalohet të këndojë këngët e saj në AMA-s


Taylor Swift thotë se performanca e saj në ndarjen e çmimeve të AMA-s është në dyshim sepse i është ndaluar të këndojë këngët e saj.

Në një mesazh për fansat në mediat sociale, këngëtarja tha se menaxherët Scooter Braun dhe Scott Borchetta nuk e lejojnë që ajo të performojë këngë nga albumet e saj të kaluara, të drejtat e të cilave i posedojnë ata.

Ajo tha se edhe një dokumentar në Netflix për jetën e saj ishte gjithashtu në rrezik. Swift shkruan në rrjetet sociale: “Nuk di çfarë të bëj tjetër”.

“Tani për tani performanca ime në AMA, dokumentari i Netflix dhe çdo ngjarje tjetër e regjistruar që unë po planifikoj deri në nëntor të 2020-ës janë një pikëyetje”-shkruan ajo.

Në qershor, Swift zbuloi se pronësia e këngëve të saj i ishte shitur Scot Braun, nga ish-kompania e saj e regjistrimit pa e pyetur atë, shkruan BBC.

Këngëtarja tha në gusht se ajo po planifikonte të ri-regjistronte këngët nga gjashtë albumet e saj të para në mënyrë që të mund të zotëronte të drejtat për versionet e reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *