Vendosni fjalën kyçe....

U akuzua se ngacmoi seksualisht 11-vjeçaren, dënohet me mbi 3 vjet burg mësuesi nga Delvina


Dënohet me 3 vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Gjirokastës, mësuesi Neshat Tepelena i cili akuzpohet për ngacmimin seksual ndaj një të mitureje në Sarandë, nxënëse e tij, ngjarje e ndodhur në prill 2018.

Neshat Tepelena, 62 vjeç ishte mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës. Ai u arrestua pas denoncimit të familjes së nxënëses së tij vetëm 11-vjeçare, e cila e akuzonte se e kishte ngacmuar.

Ngacmimi kishte ndodhur më shumë se një vit më parë në ambientet e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por familja e nxënëses kishte heshtur nga opinioni.

Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit treguan edhe raste të tjera të dyshuara në të shkuarën, një prej të cilëve në vitin 2003 që kishte shkuar deri në zyrën e Arsimit, por që u mbyll vetëm me një vërejtje për mësuesin.

Sipas dëshmisë së vajzës 11-vjeçare, mësuesi e mbajti veçmas në klasë dhe e puthi në buzë.

Por mësuesi i ka mohuar akuzat. Në dëshminë e tij ai ka thënë se asgjë nga fjalët që vajza ka thënë nuk janë të vërteta dhe se së shpejti ai do të fitojë lirinë.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *